Armëpushimi i Pashkëve jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën
Ukraina dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të Pashkëve, i cili ishte vendosur me iniciativën e Presidentit rus Vladimir Putin dhe me dakordësinë e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ukrainase njoftoi në rrjetet sociale se deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 2,299 shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, shumica e të cilave lidhen me sulme me dronë. Sipas deklaratës së ushtrisë ukrainase, nuk pati sulme me raketa dhe bomba ajrore të drejtuara.
Ministria ruse e Mbrojtjes bëri pretendime të ngjashme. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, më shumë se 1,900 shkelje të marrëveshjes së armëpushimit u regjistruan nga pasditja e së shtunës deri në mëngjesin e sotëm, raportoi agjencia Tas.
Sipas marrëveshjes mes Kievit dhe Moskës, armëpushimi i Pashkëve duhet të zgjasë 32 orë – nga e shtuna në orën 16:00 sipas kohës lokale në Moskë deri në fund të javës, njoftoi Kremlini.
