Kuvendi rrëzon ankimimet: Flamur Noka dhe Elda Hoti mbeten të përjashtuar
Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar ankimimet e paraqitura nga deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Elda Hoti, duke i lënë në fuqi masat disiplinore të vendosura më parë nga Sekretariati i Etikës.
Dy deputetët kishin kundërshtuar vendimet e tyre, por Byroja e Kuvendit vendosi të mos i pranojë ankimimet.
Sekretariati i Etikës kishte vendosur më parë përjashtimin e Flamur Nokës nga punimet e Kuvendit për 20 ditë dhe të Elda Hotit për 10 ditë, për shkak të shkeljes së rregullores së brendshme.
Vendimi i sotëm konfirmon këto masa disiplinore, duke i lënë në fuqi përjashtimet për të dy deputetët.
Gjatë votimit në Byro:
- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, abstenoi.
- Deputeti Belind Këlliçi votoi në favor të ankimimeve të Nokës dhe Hotit.
- Kundër rrëzimit të ankimimeve dhe në mbështetje të lënies në fuqi të masave disiplinore votuan: Blendi Klosi, Saimir Hasalla, Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu dhe Klodiana Spahiu.
