Falja e Gjobave: 28.8M€ Përfitim për Bizneset Shqiptare

Fshihen 28.8 milionë euro gjoba të papaguara deri në vitin 2024, përfitime për rreth 17 mijë biznese

Ligji i faljes parashikon fshirjen e plotë të detyrimeve të papaguara deri në vitin 2014, duke përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat. Për detyrimet e papaguara për periudhën nga viti 2020 deri në dhjetor 2024, ofrohet falja e tyre me kusht, nëse paguhet 75% e principalit. Administrata Tatimore njoftoi se deri më tani, 15,715 tatimpagues kanë përfituar nga ky ligj, duke u fshirë detyrime në vlerën e 28.8 milionë eurove.

Ky proces përfshin fshirjen e gjobave për mosdeklarim në afat, të llogaritura deri më 31 dhjetor 2024, si dhe gjobave për dorëzimin me vonesë të vendimit për destinimin e rezultatit dhe pasqyrave financiare, për detyrimet e llogaritura deri në të njëjtën datë.

Konkretisht, ligji parashikon që për detyrimet tatimore të periudhës 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen nëse tatimi për periudhën përkatëse paguhet plotësisht (100% e principalit) nga data 10 qershor 2026 deri më 31 dhjetor 2026.

Për detyrimet tatimore deri më 31 dhjetor 2014, ato fshihen plotësisht, duke përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat. Vlen të theksohet se për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nuk falet detyrimi principal.

Sa i përket detyrimeve tatimore për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019, parashikohen dy skenare për faljen e gjobave dhe kamatëvonesave:

  • Shuhet 50% e detyrimit principal, nëse 50% e mbetur paguhet njëherësh nga 10 qershor 2026 deri më 30 qershor 2026.
  • Shuhet 25% e detyrimit principal, nëse 75% e mbetur paguhet nga 10 qershor 2026 deri më 31 dhjetor 2026.

Në të dyja rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.

Përfitime të tjera të parashikuara nga ligji nr. 86/2025:

  • Fshihen detyrimet për subjektet e çregjistruara në QKB ose me vendim gjykate deri më 31 dhjetor 2024, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
  • Fshihen gjobat për mosdeklarim ose deklarim të vonuar të deklaratave që i përkasin periudhave deri më 31 dhjetor 2024, me kusht që deklaratat e padorëzuara të dorëzohen deri më 30 qershor 2026.
  • Fshihen gjobat për dorëzim të vonuar të pasqyrave financiare dhe vendimit për destinimin e rezultatit, të llogaritura deri më 31 dhjetor 2024.
  • Fshihen gjobat dhe interesat e krijuara nga ndryshimet e listëpagesave si pasojë e akteve ligjore/nënligjore me efekt prapaveprues ose vendimeve gjyqësore të formës së prerë.
  • Fshihen gjobat administrative për periudhat deri më 31 dhjetor 2024.
Scroll to Top