Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, nafta dhe benzina ulen
Bordi i Transparencës ka marrë një vendim të mërkurën për të ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Bordit të Transparencës:
- Çmimi i shitjes me pakicë për naftën standarde SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 207 lekë për litër.
- Çmimi i shitjes me shumicë për naftën do të jetë jo më shumë se 195 lekë për litër.
- Çmimi i shitjes me pakicë për benzinën standarde SSH EN do të jetë jo më shumë se 174 lekë për litër.
- Çmimi i shitjes me shumicë për benzinën do të jetë jo më shumë se 162 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, më datë 15, në orën 13:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
I bëhet thirrje çdo operatori i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës të zbatojë këtë vendim. Në rast shkeljesh të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.