Dosja “Partizani”: Taulant Balla dëshmitar në GJKKO

GJKKO kërkon dëshmitar në dosjen “Partizani”, Taulant Balla i pari në radhë.

Gjykata e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të vijojë shqyrtimin e dosjes “Partizani” në seancën e radhës, e cila do të zhvillohet më 30 prill, në orën 12:00. Gjatë kësaj seance pritet të dëgjohet si dëshmitar i parë Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje.

Ky zhvillim vjen pas kërkesave të fundit të paraqitura në proces. Më herët, gjykata pranoi kërkesën për thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama, në hetimet që lidhen me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ndërkohë, edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar thirrjen si dëshmitarë të biznesmenit Paro Laçi, si dhe të shtetasve Albert Xhani dhe Isa Tare.

Sipas burimeve pranë procesit, dëshmia e Taulant Ballës pritet të jetë e para në rend të ditës, duke marrë parasysh faktin se ai është edhe kallëzues në këtë çështje.

Scroll to Top