Armatim i gjetur në veri të Kosovës, rrezikohet siguria

Gjendet sasi e madhe armatimi në veri të Kosovës

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, ka njoftuar se Policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme armatimi në 6 lokacione të ndryshme në Zubin Potok.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zveçla theksoi se mes armatimit të zbuluar përfshiheshin radiolidhje, granatë dore, uniforma ushtarake dhe 213 fishekë.

Sipas ministrit, provat e siguruara gjatë këtij operacioni tregojnë përpjekje të vazhdueshme për veprimtari të kundërligjshme, të cilat kanë potencial të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin në vend.

Njoftimi i Zveçlës:

Pas bastisjeve të zhvilluara në gjashtë lokacione në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka sekuestruar armatim të llojeve të ndryshme, radiolidhje, granatë dore, uniforma ushtarake dhe 213 fishekë.

Provat e siguruara gjatë këtij operacioni dëshmojnë përpjekje të vazhdueshme për veprimtari të kundërligjshme me potencial për të cenuar sigurinë dhe stabilitetin në vend.

Institucionet shtetërore të sigurisë do të reagojnë me vendosmëri të plotë ndaj çdo individi apo grupi që përmes veprimeve kriminale paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë.

Rendi, ligji dhe siguria në Republikën e Kosovës mbeten prioritet institucional. Çdo veprim që rrezikon këto parime do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe pa asnjë kompromis.

Scroll to Top