Trump: Irani ka rënë dakord të mos pajiset me armë bërthamore
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka rënë dakord të mos pajiset me armë bërthamore dhe se marrëveshja në negociata “zgjatet për 20 vjet”. Trump shtoi se perspektivat për një marrëveshje “duken shumë pozitive”, duke nënvizuar se takimi i ardhshëm me delegacionin iranian mund të zhvillohet gjatë fundjavës.
Duke iu referuar zhvillimeve në Gjirin Persik dhe planit për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, Trump u shpreh optimist për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike. “Tregjet po ecin mirë, çmimet e naftës po ecin mirë, besoj se do të bëjmë një marrëveshje të mirë me Teheranin pa armë bërthamore,” vuri në dukje ai.
Presidenti amerikan shtoi se takimi i ardhshëm për Iranin mund të zhvillohet këtë fundjavë dhe se mund të mos ketë nevojë të zgjasë armëpushimin me Iranin.
