Vedat Muriqi: Refuzova PSG, mbajta fjalën për Lazion

Vedat Muriqi zbulon: PSG më kërkoi, refuzova ofertën pasi i kisha dhënë fjalën Igli Tares

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka bërë të ditur se ka qenë shumë pranë transferimit te Paris Saint-Germain (PSG). Ai ka refuzuar ofertën e klubit parisien pasi i kishte premtuar Igli Tares se do t’i bashkohej Lazios. Kështu, në vitin 2020, drejtori sportiv i atëhershëm i Lazios, Igli Tare, e transferoi Muriqin nga Fenerbahçe.

“Normalisht, kur një sulmues fillon të shënojë shumë gola, çdo ekip tregon interes. Unë i kisha thënë edhe Igli Tares se do të pranoja ofertën e Lazios. Para se të hipja në aeroplan, PSG-ja i dërgoi një letër klubit duke thënë se do të paguanin kërkesën e Fenerbahçes, si dhe atë të Lazios, duke më ftuar tek ata. Kjo ndodhi pak para se të nënshkruaja me Lazion, por unë i kisha dhënë fjalën Iglit. Një shqiptar normal e mban fjalën, pavarësisht se PSG është një klub i madh. I kisha thënë Tares se po vij tek ju,” – deklaroi Muriqi për Klan Kosovën.

Scroll to Top