Mançester Junajtid synon talentin brazilian Eduardo Konseisao

Mançester Junajtid është skuadra më e fundit që i është bashkuar garës për një nga talentet më të mëdhenj që po del nga futbolli brazilian.

“Djajtë e kuq” raportohet se i janë bashkuar një numri të konsiderueshëm të skuadrave europiane, të cilat janë të gatshme të shpenzojnë 40 milionë eurot që Palemiras kërkon për 16-vjeçarin Eduardo Konseisao.

Futbollisti shihet si një nga emrat që do të bëjë rrugë në arenën ndërkombëtare pasi po shkëlqen që në moshë shumë të re si një anësor i majtë sulmi.

Njukasëll provoi të blinte lojtarin por iu refuzua një ofertë prej 25 milionë eurosh fikse, me 15 milionë euro të tjera si bonuse.

Mançester Junajtid po përgatitet të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e menjëhershëm të tij. Kjo lëvizje raportohet se po e bëjnë edhe Mançester Siti me Barcelonën.

Tani mbetet të shihet se çfarë do të zgjedhë adoleshenti, apo nëse do të ketë një ankand të mirëfilltë të hapur për lojtarin në fjalë.

Konseisao ishte mbresëlënës me Brazilin U17 në kampionatin e Amerikës së Jugut për këtë grupmoshë, duke shënuar 2 gola dhe dhënë 2 asiste në 5 ndeshjet që luajti atje.

Scroll to Top