Aksident në Tunelin e Llogarasë, qarkullimi bllokuar

Aksident në tunelin e Llogarasë

Një aksident me dy automjete ka ndodhur brenda tunelit të Llogarasë. Të përfshira në këtë ngjarje kanë qenë një automjet tip BMW, drejtuar nga Romario Kanaj, dhe një automjet tip Volvo, drejtuar nga Sokol Grrica.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës. KëtoForcat e rendit dhe emergentët kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën, për t’u ofruar ndihmë personave të lënduar dhe për të garantuar sigurinë në tunel.

Bazuar në informacionet paraprake, disa persona kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spital për trajtim mjekësor. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që kanë çuar në këtë aksident.

Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi në tunel është bllokuar përkohësisht. Autoritetet po punojnë për normalizimin e trafikut dhe për largimin e mjeteve të dëmtuara.

Scroll to Top