Shqipëria & BE: Integrim pezull, kritika nga Brukseli

Integrimi i pezulluar, Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS

Edi Rama i është rikthyer mbledhjeve të zgjeruara të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mbledhje të cilat shpesh kanë marrë tipare të “gjyqeve publike”. Të hënën e javës së ardhshme, socialistët do të mblidhen sërish në Pallatin e Brigadave, në orën 11:00.

Pritet që ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, dhe kryenegocatorja, Majlinda Dhuka, të mbajnë një raportim mbi procesin e integrimit në BE. Fokusi kryesor do të jetë Kapitulli 24, i cili ka të bëjë me fushën e lirisë, drejtësisë dhe sigurisë.

Duhet të kujtojmë se Shqipëria ndodhet në një ngërç sa i përket procesit të integrimit, pasi raporti IBAR nuk është miratuar ende. Kthimi negativ i Brukselit ndaj Tiranës lidhet me mbrojtjen politike që Edi Rama i ka bërë të pandehurës Belinda Balluku.

Një ditë më parë, Brukseli njoftoi nisjen e punës për hartimin e traktatit/marrëveshjes së anëtarësimit në BE të Malit të Zi. Ndërkohë, Shqipëria mbetet pezull, teksa skepticizmi në vendet europiane ndaj procesit të saj ka ardhur në rritje.

Scroll to Top