Millanoviç: Kroacia s’ka armiq tjetër veç Serbisë

Presidenti Millanoviç: Kroacia nuk ka armiq të tjerë veç Serbisë, marrëdhëniet nuk po harmonizohen

Presidenti kroat, Zoran Millanoviç, ka shprehur një qëndrim kritik ndaj Serbisë, duke deklaruar se Kroacia “nuk ka armiq të tjerë veç Serbisë”. Ai shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë të harmonizuara, ndërsa theksoi se Zagrebi po bën gjithçka që mundet për përmirësimin e tyre.

“Kroacia, në fakt, nuk ka armiq, ka vetëm Serbinë me të cilën nuk po arrin dot të harmonizojë marrëdhëniet,” deklaroi Millanoviç gjatë një seance solemne me rastin e Ditës së Qarkut Krapina-Zagorje.

Ai u shpreh gjithashtu se nuk dëshirojnë përplasje apo konflikt. “Nuk duam përplasje, nuk duam konflikt. A kemi të drejtë për një lloj të tillë të politikës së jashtme? Nevoja jonë ekzistenciale është të jemi zot në vendin tonë, por jo me portofol në xhep – sepse sot askush nuk mban më para në xhep, por me mendjen tonë dhe me gjykimet tona se çfarë është e mirë për ne dhe çfarë nuk është,” theksoi Millanoviç.

Duke folur për Bashkimin Evropian, Millanoviç theksoi se blloku kryesisht prodhon ushqim vetë dhe kështu siguron nevojat e tij. “Bashkimi Evropian është një projekt paqeje dhe sigurie, jo një projekt lufte, në të cilin po shndërrohet dita-ditës, ndërsa jemi ulur këtu,” tha presidenti kroat.

Scroll to Top