Ylli i “Storage Wars”, Darrell Sheets, ndërron jetë në moshën 67-vjeçare
Darrell Sheets, i njohur për pjesëmarrjen e tij në emisionin popullor televiziv “Storage Wars”, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Autoritetet në shtetin amerikan të Arizonës kanë konfirmuar lajmin.
Policia e qytetit Lake Havasu City njoftoi se ai u gjet i pajetë në banesën e tij pas një telefonate emergjente për një person të vdekur. Sipas deklaratës zyrtare, Sheets dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri në kokë.
Autoritetet konfirmuan se familjarët e tij janë njoftuar menjëherë dhe se ai është shpallur i vdekur në vendngjarje. Trupi i tij është dërguar për ekzaminim në zyrën e mjekësisë ligjore të qarkut Mohave County.
Hetimet mbi rrethanat e ngjarjes janë ende në zhvillim dhe policia ka bërë të ditur se detaje të tjera do të publikohen pas përfundimit të verifikimeve.
Sheets u bë i njohur për publikun amerikan përmes “Storage Wars”, ku ishte pjesë e kastit që nga viti 2010, duke u shfaqur në më shumë se 160 episode. Pas tërheqjes nga televizioni, ai jetonte në Arizona dhe kishte edhe një biznes antikesh të quajtur “Havasu Show Me Your Junk”.
