Bisedimet e Paqes në Pakistan Ndërpriten, Irani Refuzon SHBA

Bisedimet në Pakistan për armëpushimin kanë arritur një pikë kthese, pasi Irani ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke refuzuar për momentin bisedimet e drejtpërdrejta me amerikanët.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, dhe delegacioni iranian u larguan nga Pakistani pas bisedimeve, raportojnë mediat e huaja. Më herët, burime qeveritare pakistaneze raportuan se gjatë vizitës së tij në Pakistan, Abbas Araghchi u përcolli pozicionet negociuese të Teheranit zyrtarëve pakistanezë dhe shprehu rezerva iraniane në lidhje me kërkesat amerikane.

Kreu i diplomacisë iraniane paralajmëroi se Teherani nuk do të pranonte “kërkesa maksimaliste” nga Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi Esmail Baghai, nëpërmjet një reagimi në platformën X, tha se nuk është planifikuar asnjë takim midis Iranit dhe SHBA-së dhe se qëndrimet iraniane do t’i përcillen palës amerikane përmes ndërmjetësve pakistanezë.

Scroll to Top