“`html
TIRANA FITON DERBIN NË NJË PJESË TË DYTË TË FUQISHME
Tirana ka rikthyer fitoret në derbi, duke mposhtur me rezultatin 2-1 Partizanin. Ky sukses arrin pas një përmbysjeje spektakolare në pjesën e dytë, e cila i afron më shumë bardheblutë objektivit të mbijetesës, teksa i largon kuqebluve mundësinë për t’u kualifikuar në Europa.
Ndeshja e parë rezultoi në favor të Partizanit, ku shënuan një gol dhe lejuan Tiranën të krijonte pak raste. Megjithatë, në pjesën e dytë, skuadra e Partizanit nuk tregoi praninë e saj, duke i lënë plotësisht kontrollin e lojës Tiranës. Bardheblutë krijuan raste të shumta derisa arritën të barazojnë me anë të Kreshiç.
Ndërsa lëvizjet e trajnerit të Partizanit, Kërnaja, nuk ishin aq efektive, ato të Shehit, trajnerit të Tiranës, rezultuan vendimtare. Me futjen në lojë të Alvarez, panorama e takimit ndryshoi plotësisht. Pikërisht sulmuesi Alvarez, me anë të një goditjeje dënimi spektakolare, shënoi golin e përmbysjes 2-1, duke i dhënë Tiranës tre pikë mjaft të vlefshme për mbijetesën, si dhe lavdinë e derbit të fundit të këtij sezoni.
LIVE TIRANA-PARTIZANI 2-1
- 65′ Kreshiç
- 84′ Alvarez
- 22′ Hjumën
NGJARJET KRYESORE
- 90’+2’ Xhixha tenton një goditje të fortë nga jashtë zone, por Qirko e grushton në goditje nga këndi.
- 90’+2’ Protesta të tjera nga Partizani pas një driblimi të Tomës ndaj Alvarez, ku sulmuesi pretendon për faull.
- 90’ Jepen 5 minuta shtesë.
- 90’ Tare ndëshkohet me karton të verdhë.
- 87’ Tare dhe Kortez zëvendësojnë Kobiljar dhe Halilin te Tirana.
- 86’ Toma merr vendin e Muratajt te Partizani.
- 85’ Alvarez ndëshkohet me karton të verdhë për festim pa fanellë.
- 84’ GOL TIRANA! Alvarez shënon me një goditje dënimi spektakolare.
- 82’ Partizani pretendon për penallti pas një prekjeje topi me dorë në zonë pas një goditjeje me kokë të Shabanit. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë dhe VAR nuk kërkon rishikim.
- 80’ Rafael ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Dumbia.
- 75’ Kobiljar ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Prekës.
- 71’ Keko dhe Shabani zëvendësojnë Kontreras dhe Isgandarli te Partizani.
- 65’ GOL TIRANA! Harkim nga e djathta i Alvarez, Kreshiç me kokë devijon topin në rrjetë në shtyllën e largët.
- 61’ Rafael provon nga jashtë zone, por Qirko devijon për të shpëtuar portën.
- 60’ Sidibe, pas kundërsulmit, gjuan duke gjetur në pozicion Bekajn.
- 60’ Rast i artë për Tiranën me dy goditje radhazi që ndalen nga Qirko.
- 58’ Alvarez zëvendëson Haxhiun te Tirana.
- 57’ Fadairo zëvendëson Qakën te Partizani.
- 56’ Pas goditjes nga këndi, Qirko largon topin te Haxhiu, goditja e të cilit nga e djathta shkon larg portës.
- 54’ Tjetër gabim në prapavijë nga Sembene, Mysloviç gjuan fluturimthi dhe detyron Qirkon të bëjë një grushtim për të shmangur golin.
- 53’ Pas një goditjeje nga këndi, Tabeku godet me kokë, por nuk gjen kuadratin.
- 49’ Aksion i shpejtë i Tiranës nga e majta, devijimi i Xhixhës ndalet nga Qirko.
- 46’ Nuk ka ndryshime në formacionet e dy skuadrave, nis pjesa e dytë.
- 45’+3’ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të Partizanit.
- 45’+2’ Mysloviç nis Haxhiun në të majtën, ai shfaqet para Qirkos dhe pason në shtyllën e dytë ku Atanaskoski çon topin jashtë me vështirësi.
- 45’ Jepen 2 minuta shtesë.
- 44’ Sidibe harkon nga e djathta, topi gjen Prekën në shtyllën e dytë, por devijimi tij nuk është drejt portës.
- 37’ Sidibe driblon disa lojtarë nga e djathta dhe pason në qendër, por nuk gjendet asnjë nga shokët e skuadrës.
- 35’ Gabim i Sembene në mbyllje, i cili detyron Qirkon të largojë keq topin. Ai shkon te Mysloviç, i cili provon nga gjysma e fushës, por nuk gjen portën.
- 32’ Hjumën dhe Sidibe kombinojnë për të gjetur hapësirën për të goditur drejt portës, por sinjalizohen në pozicion jashtë loje.
- 22’ GOL PARTIZANI! Aksion i rrëmbyeshëm i të kuqve në të djathtë me Sidibe, pasimi i tij në qendër shkon te Hjumën i cili mposht Bekajn.
- 19’ Qaka ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Kobiljar.
- 18’ Momente paniku në zonën e Tiranës pas zhvillimit të një goditje nga këndi, ku Partizanit i mungon gjuajtja drejt portës.
- 17’ Hjumën i vjedh topin Halilit pranë zonës, i cili kthehet dhe ia del të çojë topin në goditje nga këndi.
- 12’ Zbritje e shpejtë e Partizanit në të djathtë me Sidibe, harkimi i tij sjell një roveshatë të Isgandarli, i cili shkakton faull ndaj Rafael.
- 10’ Haxhiu është lojtari i parë që provon portën me një diagonale nga e majta, që ndalet qetësisht në duart e Qirkos.
- 7’ Sembene tenton me një top të gjatë të gjejë Isgandarli, por sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
- 5’ Përplasje mes Sidibe dhe Ndong pas faullesh të mbrojtësit të Tiranës, gjyqtari Lata zgjidh situatën me këshillim.
- 2’ Xhixha niset në krahun e majtë, por kapet menjëherë në pozicion jashtë loje nga mbrojtja e Partizanit.
- 1′ Nis dueli në “Air Albania”.
- Ora 18:50 – Pritet një numër shumë më i vogël tifozësh se zakonisht në derbi, pasi pak para fillimit të sfidës nuk ishin mbushur as tribunat e ultrasve.
- Ora 18:15 – Tifozët fillojnë të mbushin tribunat e stadiumit, sidomos në zonën e tifozerive ultras të të dy skuadrave.
FORMACIONET ZYRTARE
- TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Halili, Kreshiç, Rafael, Mysloviç, Kobiljar, Haxhiu, Xhixha, Tabeku. Trajner: Orges Shehi
- PARTIZANI: Qirko, Preka, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Qaka, Dumbia, Hjumën, Isgandarli, Sidibe, Kontreras. Trajner: Oltijon Kërnaja
“`
