Zjarri shpërthen në një pallat në Elbasan, panik te banorët

Pallati përfshihet nga flakët në Elbasan

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, shtëllunga të dendura tymi kanë dalë nga apartamenti, duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin dhe duke shkaktuar panik te banorët.

Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona brenda në banesë, çka ka shmangur pasoja në njerëz. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe priten hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Scroll to Top