Prestiani rikthehet në fushë pas pezullimit për shkak të incidentit me Viniciusin; Murinjo: Nëse do të isha në tribunë, do ta duartrokisja
Xhanluka Prestiani u duartrokit nga tifozët e tij në fitoren 4-1 të Benfikës kundër Moreirense. Ky rikthim në fushë vjen pas një pezullimi gjashtë ndeshjesh nga UEFA, i cili u dha argjentinasit pas incidentit diskriminues me Viniciusin në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampioneve.
Murinjo, trajneri i Prestianit te Benfika, u pyet për këtë ngjarje në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Ai u shpreh: “Nëse do të kisha qenë në tribunë, do të kisha duartrokitur gjithashtu. Ai ka pasur një sezon të mirë dhe ka bërë një punë fantastike,” tha trajneri portugez.
Portugezi vlerësoi punën e lojtarit të tij gjatë këtij sezoni, duke theksuar: “Ai u përmirësua jashtëzakonisht shumë. Është një lojtar i fortë taktikisht, di të pozicionohet në mbrojtje dhe e kupton lojën.”
Lidhur me sanksionin e vendosur nga UEFA ndaj lojtarit të tij, Murinjo shtoi: “Kam dëgjuar aq shumë gjëra kur luajtëm kundër Real Madridit, sa tani pres të lexoj dhe të dëgjoj komentet për të cilat ata folën aq shumë në atë kohë. Jam kurioz të dëgjoj mendimet e tyre. Kështu që preferoj të mos komentoj,” përfundoi Murinjo.
