Olise: Bundesliga idealja ime, Premier Liga kaos i organizuar

Kalimi nga Premier Liga në Bundesligë, Majkëll Olise: Kampionatet janë si dita me natën, Gjermania është mjedisi im ideal

Sulmuesi i Bajern Mynihut, Majkëll Olise, nuk i kurseu fjalët kur përshkroi kalimin nga Premier Liga në Bundesligë, duke e cilësuar dallimin mes dy ligave si “natë e ditë”.

“Futbolli anglez lulëzon në kaos të organizuar, një ekosistem ku gjithçka është frenetike, agresive dhe fizike në atë masë sa nuk lë kohë për të marrë frymë. Në Premier Ligë, çdo prekje e topit bëhet një betejë për mbijetesë, me duele të vazhdueshme, presion mbytës dhe një luftë të ashpër për topat e dytë. Nga ana tjetër, Bundesliga ofron një dimension më të hapur dhe të menduar mirë për lojën”, tha ai në një intervistë për Sky.

Talenti francez e përmblodhi analizën e tij me një kontrast të qartë: nëse në Angli futbolli është reagim i pastër, në Gjermani ka kontroll. Edhe pse të dy turnetë përfaqësojnë elitën e botës, sfidat që ato paraqesin janë diametralisht të kundërta. Për Olisen, kalimi në futbollin gjerman nuk ishte thjesht një transferim, por një zbarkim në mjedisin ideal për karakteristikat e tij.

Scroll to Top