Kurti: Nuk ishte e qartë data e përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit
Kryeministri Kurti deklaroi se ai dhe partia në pushtet, mbrëmë më 27 prill, nuk e kishin të qartë ditën kur skadonte afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai shtoi se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me partitë opozitare.
“Problemi është që nuk marrim përgjigje”, tha ai. “Nuk e kishim të qartë edhe cili ishte afati i fundit, të them të drejtën. Ne duhej që sa më shpejt të vepronim”, u shpreh ai.
Megjithatë, ai theksoi se rreth orës 21, më 27 prill, u ka dërguar mesazh si kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ashtu edhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Më 25 mars, Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë Kuvendit të Kosovës një afat prej 34 ditësh për të zgjedhur Presidentin. Në rast të kundërt, vendi do të shkonte në zgjedhje.
