Gjetet makina e dytë dhe dokumente lidhur me vrasjen Mujeci

Gjendet mjeti i dytë i përdorur nga autorët e vrasjes së çiftit Mujeci; dokumente të gjetura brenda automjetit.

Në Torovicë është gjetur automjeti i dytë që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në Lezhë. Brenda makinës, e cila u gjet në një zonë rurale, pranë një kanali, u gjendën dokumente që i përkisnin tre personave të shpallur në kërkim.

Automjeti, një “Audi A4”, dyshohet se është përdorur nga bashkautorët e ngjarjes, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.

Pas gjetjes, automjeti është sekuestruar si provë materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike për verifikime të specializuara. Policia vijon intensivisht kontrollet në zona të ndryshme për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.

Scroll to Top