Kosto e luftës me Iranin për SHBA: 25 miliardë dollarë

Shefi i financave të Pentagonit: Lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së 25 miliardë dollarë

Shefi i Financave të Pentagonit ka deklaruar se lufta me Iranin i ka kushtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës 25 miliardë dollarë deri më tani. Ai gjithashtu ka theksuar se municionet përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj kostoje.

Nga ana e tij, Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, akuzon administratat e mëparshme për arritjen e “marrëveshjeve të këqija” dhe përmend Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA), i njohur edhe si marrëveshja bërthamore e Iranit, e nënshkruar në vitin 2016 nën Presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Gjithashtu, ai ka theksuar se SHBA ndërmorën veprime përkrah Izraelit, sepse Irani nuk kishte hequr dorë nga ambiciet e tij bërthamore.

Scroll to Top