Zbuluar aktivitet prostitucioni dhe trafiku droge; arrestohen 4 gra nga Kolumbia dhe Republika Domenikane
Në qytetin e Elbasanit është zbuluar dhe goditur një bazë ku zhvillohej prostitucioni dhe trafiku i drogës. Gjatë operacionit janë arrestuar 4 gra me kombësi kolumbiane dhe domenikane. Ndërkohë, personi që organizonte aktivitetin ilegal është shpallur në kërkim.
Operacioni, i cili u kodua “Streha”, u zhvillua në Elbasan dhe u realizua në bashkëpunim me prokurorinë, bazuar në hetimin me metoda proaktive. Foleja e aktivitetit të paligjshëm u lokalizua në një objekt tre-katësh, në lagjen “Visarjon Xhuvani”.
