SHBA-të shqyrtojnë raketa hipersonike në Lindjen e Mesme

Bloomberg: SHBA-të shqyrtojnë vendosjen e raketave hipersonike në Lindjen e Mesme

Sipas një raporti të ri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së raketave të tyre hipersonike në Lindjen e Mesme.

Komanda Qendrore amerikane ka kërkuar të dërgojë raketat e saj të tipit “Dark Eagle” në rajon. Këto armë mund të përdoren si një sistem me rreze të gjatë veprimi për të goditur lëshuesit e raketave balistike thellë brenda territorit të Iranit.

Raporti vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po peshojnë opsionet e tyre kundër Iranit, ndërsa negociatat kanë ngecur.

Scroll to Top