Igli Tare: Marrëveshja me Milanin, ditë e bukur. Zlatan si vëlla.

Rrëfimi i Igli Tares: Marrëveshja me Milanin, një nga ditët më të bukura të jetës. Me Zlatan jemi si dy vëllezër nga Ballkani.

Igli Tare ishte protagonist në një intervistë të gjatë për “DAZN”, e cila do të publikohet e plotë ditët e ardhshme. Megjithatë, në mediat italiane janë shfaqur fragmente nga intervista e tij, ku ai flet kryesisht për klubin e Milanit dhe këtë etapë të re të karrierës.

“Dita kur arrita marrëveshjen, ishte një nga më të bukurat e jetës sime,” thotë fillimisht Tare. Më pas, ai flet edhe për marrëdhënien me Zlatan Ibrahimoviç. “Jemi të dy nga Ballkani, i themi gjërat në sy.”

Nuk mungon as komenti për Rafeal Leao, lojtarin për të cilin flitet shumë. “Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm. Siç thotë Modriç, as ai vetë nuk e kupton.”

Në fund, ai flet për mentalitetin e Milanit. “Për të qenë i denjë për Milanin, duhet të kthehesh të fitosh. Këtu duhet të lësh shenjë.”

Scroll to Top