Sulm me thikë në një shkollë të mesme në Uashington, 5 të plagosur
Të paktën pesë persona u plagosën në një sulm me thikë në një shkollë në shtetin amerikan të Uashingtonit. Incidenti ndodhi në një shkollë të mesme në Tacoma menjëherë pas orës 12:00 të pasdites të enjten.
Pesë persona u shtruan në spital, ndërsa katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. I dyshuari është ndaluar. Identiteti i tij dhe motivet e incidentit nuk dihen ende.
Sipas raportimeve të medias lokale, katër nga të plagosurit ishin studentë dhe një ishte roje sigurie.
