FOTO/ Armando Broja me Majkëll Xhekson si trajner, shpërthejnë komentet në rrjetet sociale për skuadrën e Bërnlit
Klubi i Bërnlit ka njoftuar sot largimin nga detyra të trajnerit Skot Parker, para përfundimit të këtij sezoni. Ky vendim ishte i pritshëm, duke marrë parasysh paraqitjet e dobëta të skuadrës në Premier Ligë, ku rënja nga kategoria u zyrtarizua katër javë para fundit.
Megjithatë, vendimi që ngriti më shumë diskutime në rrjetet sociale ishte emërimi i Majkëll Xhekson si trajneri i përkohshëm i ekipit deri në fund të sezonit. Bëhet fjalë për një trajner që ka qenë pjesë e klubit prej vitesh dhe që ka drejtuar më parë Bërnlin në Premier Ligë në fund të sezonit 2020-2021, pas shkarkimit të trajnerit të atëhershëm.
Por për publikun online, emri Majkëll Xhekson lidhet menjëherë me ikonën botërore të muzikës. Për këtë arsye, emërimi i një trajneri me këtë emër ka nxitur humor dhe fotomontazhe në rrjetet sociale, duke u tallur me atë që pritet nga skuadra e Armando Brojës në javët e mbetura të sezonit.
