Vrasje në Tiranë: Prokuroria dërgon në gjyq shtetasin libanez

Akuzohet për vrasjen e vajzës në Tiranë, prokuroria dërgon në gjyq shtetasin libanez Fadi Alwan.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin libanez Fadi Alwan për vrasjen e vajzës së tij, 24-vjeçares Rayyan Alwan.

Sipas prokurorisë, ai do të gjykohet për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, një vepër e cila parashikon dënim me burgim të përjetshëm.

Trupi i pajetë i Rayyan Alwan, e cila u vra brenda një banese me qira në Tiranë, është tërhequr pak ditë më parë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Fadi Alwan mbërriti me të bijën nga Gjermania në Tiranë më 19 shkurt. Ai nuk i tregoi askujt identitetin e saj. Ai e vrau vajzën me thikë në dhomën me qira në katin e tretë të një godine në rrugën “Gjon Muzaka” dhe më pas iku me avion drejt Athinës, i qetë, pa u zbuluar ende trupi i pajetë i së bijës, të cilin pronarja e banesës e zbuloi më 27 shkurt.

Ai mori me vete gjithçka, duke përfshirë pasaportën dhe celularin e vajzës, me shpresën se krimi nuk do të zbaritet.

Nga Athina, si pjesë e planit të tij të mirëorganizuar, 49-vjeçari udhëtoi drejt Amsterdamit dhe më pas drejt Libanit. Lokalizimi i fundit është bërë atje dhe, në bashkëpunim me Interpol, po punohet për arrestimin e tij.

Scroll to Top