Avionë, radarë dhe… CNN: Dëmtime në 16 instalime ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme
Të paktën 16 instalime ushtarake amerikane në 8 vende janë dëmtuar nga sulmet iraniane. Këto dëmtime përbëjnë pjesën më të madhe të pozicioneve amerikane në Lindjen e Mesme, sipas një hetimi të ri të CNN.
Humbjet përfshijnë objektiva me vlerë të lartë. Ndër objektivat iraniane ishin avionë me vlerë shumë milionë dollarë, siç është një Boeing E3 Century. Ky lloj avioni, prodhimi i të cilit është ndalur, ishte “syri” i SHBA-së në Gjirin Persik, me vlerën e tij aktuale të vlerësuar në gjysmë miliardë euro.
Gjithashtu u goditën sisteme kritike radarësh dhe objekte telekomunikacioni, të cilat janë të vështira për t’u zëvendësuar dhe thelbësore për mbrojtjen ajrore.
