VIDEO/ Humbja e pestë radhë në kampionat, trajneri i ri i besoi 22 minuta Armando Brojës
Trajneri i ri i skuadrës së Bërnlit, Majkëll Xhekson, debutoi me humbje në ndeshjen kundër Lids, ku ekipi i tij u mund me rezultatin 3 me 1. Në këtë sfidë, pati minutazh edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja. Ai u aktivizua në minutën e 76-të, duke zëvendësuar Fleming. Broja luajti gjithsej 22 minuta, duke përfshirë edhe 8 minutat shtesë, por nuk arriti të bënte një paraqitje të veçantë.
Golin e vetëm për skuadrën e Bërnlit e shënoi Tçouna në minutën e 71-të. Kjo ishte disfata e pestë radhazi në kampionat për ekipin ku luan sulmuesi shqiptar.
GOLAT E NDESHJES: PANORAMASPORT.AL
