Arrestim për prostitucion në Durrës: Braziliane ktheu ambientin në fole

Arrestohet braziliane pasi kthye ambientin me qira në fole prostitucioni

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi dy-javor me metoda proaktive, finalizoi fazën e 19-të të operacionit policor të koduar “Storm”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasja Sh. S., 24 vjeçe, lindur dhe banuese në Brazil. Në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni” edhe 3 shtetas shqiptarë.

Gjatë operacionit, u sekuestruan si prova materiale:

  • 1 pasaportë e shtetases së huaj
  • Shuma parash të dyshuara të përfituara nga prostitucioni
  • 2 aparate celularë

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasja braziliane kishte marrë një ambient me qira në lagjen nr. 4, Durrës, të cilin e kishte përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit dhe përfitimin e vlerave monetare nga kjo veprimtari.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasja Sh. S. ka refuzuar të hapte derën e ambientit ku ndodhej, e cila u hap më pas me ndihmën e shërbimit zjarrfikës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top