Tensionet SHBA-Iran përshkallëzohen: Diplomaci apo luftë?

Luftë apo diplomaci?

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po përshkallëzohen.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se plani i ri i paraqitur nga Teherani vështirë se do të pranohet, ndërsa pala iraniane duket e gatshme si për një zgjidhje diplomatike.

Presidenti amerikan, në një reagim në platformën “Truth Social”, tha se së shpejti do ta shqyrtojë planin e ri të dërguar nga Irani.

“Së shpejti do ta shqyrtoj planin që na dërgoi Irani, por nuk mund ta imagjinoj se do të jetë i pranueshëm, pasi ata nuk kanë paguar mjaftueshëm për atë që i kanë bërë njerëzimit dhe botës gjatë 47 viteve të fundit,” tha ai.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi tha se vendi i tij kishte paraqitur një plan përmes një ndërmjetësi, që synonte t’i jepte fund përfundimisht “luftës së imponuar”.

“Irani ia paraqiti planin e tij ndërmjetësit Pakistan dhe tani topi është në fushën e Shteteve të Bashkuara, të cilat duhet të zgjedhin midis diplomacisë dhe vazhdimit të konfliktit,” tha ai.

Scroll to Top