Zjarr në Tiranë, një person asfiksohet nga tymi
Një apartament në katin e gjashtë të një pallati në kompleksin “Kika 1” në Tiranë u përfshi nga flakët. Zjarri u përhap me shpejtësi, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e tij.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Tiranës, një person i cili banonte në katin shtatë, pra një kat më lart banesës ku shpërtheu zjarri, është asfiksuar nga tymi.
Ky shtetas është transportuar në spital për t’iu dhënë ndihma mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë sqaron se rreth orës 10:00, në rrugën “Prokop Mina”, ka rënë zjarr aksidentalisht në katin e shtatë të banesës së marrë me qira nga shtetaset K. Sh. dhe S. Gj.
Dyshimet fillestare janë se nga zjarri është asfiksuar nga tymi shtetasi A. K., banues në katin e tetë, i cili po merr aktualisht trajtim mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
