Një sherr me thika ka ndodhur mes dy të rinjve në lagjen “15 Tetori” në Fier, duke lënë një person të plagosur.
Konflikti filloi në një lavazh dhe degraduar deri në përdorimin e mjetit prerës.
Personi i plagosur është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Fier, ku sipas informacioneve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
