Modelja dhe gazetarja sportive Karolina Stramare, e njohur në Itali, ka nxitur reagime të forta në rrjetet sociale me publikimet e saj të fundit.
Stramare, e cila është edhe partnerja e futbollistit Pietro Pellegri, ka ndarë një seri fotografish ku shfaqet e veshur me të brendshme transparente. Këto imazhe dhe videot shoqëruese kanë ngjallur një interes të madh në platformën “Instagram”, duke marrë një fluks të madh komentesh nga fansat.
Shumë prej tyre kanë shprehur admirimin e tyre për prezantuesen 27-vjeçare, duke e komplimentuar për pamjen e saj.
