Aksident tragjik Durrës: Dy fëmijë humbin jetën

Kuvendi ka nisur seancën e ditës së sotme me një minutë heshtje për dy fëmijët që humbën jetën në një aksident tragjik në Durrës.

Deputetët u ngritën në këmbë në shenjë nderimi për viktimat e reja, pas së cilës seanca vijoi sipas rendit të ditës.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së dielës në zonën e njohur si ish-Këneta. Një automjet doli nga kontrolli dhe goditi disa fëmijë që po luanin në trotuar. Si pasojë, dy fëmijë, të moshës 10 dhe 12 vjeç, humbën jetën në vendngjarje. Një tjetër fëmijë mbeti i plagosur dhe u transportua në spital.

Drejtorit të mjetit, i cili rezultoi në gjendje të dehur, iu vendos masa e arrestit nga ana e policisë. Raportohet gjithashtu se ai kishte pasur më parë shkelje të rregullave të qarkullimit, përfshirë pezullim të lejes së drejtimit.

Scroll to Top