Presidenti Zelensky hedh poshtë propozimin rus për armëpushim njëditor më 9 maj
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka cilësuar si “joserioz” një propozim për armëpushim njëditor gjatë luftës me Rusinë, duke theksuar se Kievi nuk ka marrë ende një ofertë zyrtare.
Ky reagim vjen pas njoftimit të Kremlinit se një armëpushim i mundshëm, për të cilin janë diskutuar presidentët rusë dhe amerikanë, do të lidhej me datën 9 maj. Kjo datë shënon Ditën e Fitores, ku Rusia përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Ndërkohë, këtë vit, kremtimet e Ditës së Fitores në Moskë pritet të jenë të ndryshme nga tradita. Për herë të parë në dy dekada, autoritetet ruse kanë njoftuar se nuk do të ketë tanke apo sisteme raketash në paradën ushtarake, një simbolikë e rëndësishme e fuqisë ushtarake të vendit.
Presidenti Zelensky, gjatë një takimi të Komuniteti Politik Evropian në Jerevan, la të hapur mundësinë e sulmeve me dronë në territorin rus gjatë kësaj dite. “Rusia ka njoftuar një paradë më 9 maj në Moskë pa pajisje ushtarake. Ata nuk mund t’i përballojnë – dhe kanë frikë se dronët mund të fluturojnë mbi Sheshin e Kuq,” tha ai.
Këto deklarata pasqyrojnë tensionet e shtuara në prag të një date simbolike për Rusinë, ndërsa perspektiva për një armëpushim, qoftë edhe të përkohshëm, mbetet e paqartë.
