Debutuesi te Çelsi humb ndjenjat, pamje shqetësuese në Premier Ligë

VIDEO/ Pamje shqetësuese në Premier Ligë, debutuesi te Çelsi humb ndjenjat në fushë dhe largohet me maskë oksigjeni

Ndeshja e sotme mes Çelsit dhe Notingem Forest në Premier Ligë u ndërpre për më shumë se 10 minuta për shkak të një situate që shqetësoi të gjithë të pranishmit në stadium.

Futbollisti 18-vjeçar, Xhesi Derri, debutoi në këtë ndeshje me ekipin londinez dhe ishte ndër lojtarët më aktivë në fushë deri në fundin e pjesës së parë. Gjatë një duele ajrore, ai u përplas me Zak Abot nga ekipi kundërshtar.

Pas goditjes në kokë, futbollisti i Çelsit ra menjëherë pa ndjenja në tokë, duke bërë që stafi mjekësor të hyjë në fushë. Lojtari u paraqit në gjendje të rënduar pas kësaj përplasjeje dhe u desh të transportohej me barrelë dhe me maskë oksigjeni drejt dhomave të zhveshjeve.

Më pas, gjatë pushimit të ndeshjes, ai u transportua me ambulancë nga stadiumi “Stamford Bridge” drejt një spitalit në Londër.

Scroll to Top