Gjimshiti, historik te Atalanta me 332 ndeshje

Historike për Gjimshitin, Atalanta feston arritjen e kapitenit të Kombëtares shqiptare

Atalanta pati një rezultat zhgënjyes në javën e kaluar të Serisë A, duke barazuar pa gola kundër Xhenoas. Megjithatë, për Berat Gjimshitin, kjo ndeshje ishte e veçantë. Mbrojtësi shqiptar u bë lojtari i katërt me më shumë paraqitje në historinë e Atalantës, duke arritur shifrën e 332 ndeshjeve.

“Një tjetër hap në histori për Gjimshitin, i cili e tejkalon Bonaçinën për vendin e katërt në paraqitjet e të gjitha kohërave për ekipin tonë”, shkroi Atalanta në rrjetet sociale.

Pas Gjimshitit, vetëm tre lojtarë kanë më shumë paraqitje. Njëri prej tyre mund të kalohet nëse ai vazhdon të luajë për Atalantën edhe në edicionin e ardhshëm. Lojtarët me më shumë paraqitje se Gjimshiti janë:

  • De Ron me 442 ndeshje
  • Belini me 435 ndeshje
  • Pasaliç me 341 ndeshje

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top