Papa Leoni XIV bën thirrje për t’i dhënë fund konflikteve: Të ndalojmë dhunën
Papa Leoni XIV ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftërave dhe për të punuar për paqen në botë.
“Kisha ka misionin që të flasë qartë dhe të refuzojë gjithçka që degradon jetën dhe pengon zhvillimin e saj. Ajo duhet të marrë një qëndrim për të varfrit, të shfrytëzuarit, viktimat e dhunës dhe të luftës. Kisha është e thirrur të pranojë me përulësi brishtësinë dhe natyrën kalimtare të institucioneve njerëzore. Këto institucione, ndërsa i shërbejnë Mbretërisë së Zotit, mbartin imazhin kalimtar të kësaj bote”, ka nënvizuar ai.
Kjo thirrje e Papës vjen në një kohë konfliktesh dhe luftërash, të cilat kanë shkaktuar viktima të shumta.
