Nesër protestë e PD, Policia publikon hartën e rrugëve që do të bllokohen
Policia e Tiranës ka njoftuar masat e sigurisë për protestën e nesërme, të organizuar nga Partia Demokratike. Për zbatim të këtyre masave, ditën e sotme dhe nesër do të ketë kufizime lëvizjeje në disa akse rrugore:
- Nga ora 23:45 e datës 7 maj 2026 deri në përfundim të tubimit, do të jetë e bllokuar qarkullimi dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga zona e quajtur “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”.
- Nga ora 15:00 e datës 8 maj 2026 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”. Gjithashtu, do të bllokohen edhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
