VV bashkohet me Guxo, Alternativa, PSHDK për zgjedhjet

Kosovë: Lëvizja Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhjet e 7 qershorit me tri parti të tjera

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot koalicionin për zgjedhjet e ardhshme të 7 qershorit, duke u bashkuar me tri parti të tjera: Guxo, Alternativa dhe PSHDK.

Marrëveshja është nënshkruar sot, duke konfirmuar kështu vazhdimin e bashkëpunimit mes partive që aktualisht përbëjnë shumicën parlamentare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Partia Guxo ka deklaruar se ky koalicion synon të ofrojë stabilitet dhe një qeverisje të përgjegjshme, ku qytetari i Kosovës do të jetë në qendër të çdo vendimi.

Scroll to Top