Berisha: Protestat opozitare nuk ndalen deri në fitore

Berisha: Protestat e opozitës nuk do të ndalen derisa të arrijmë qëllimin tonë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protestat e opozitës do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në arritjen e objektivave të saj politike.

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se kjo fazë shënon një moment vendimtar për opozitën, duke theksuar se aksioni opozitar do të vijojë me intensitet deri në realizimin e qëllimit të deklaruar.

Sipas tij, protestat përfaqësojnë zërin e qytetarëve që nuk pajtohen me gjendjen aktuale politike.

“Vala e protestave të opozitës nuk ndalet kurrë gjer në realizimin e qëllimit tonë. Shpallja jonë se jemi në kilometrin e fundit, shënon gjithashtu detyrimin tonë për ta përshkuar me çdo çmim dhe çdo kusht këtë kilometër gjer në fitore. Dhe siç e shihni, ky raport që dallon si nata me ditën me raportin e një viti më parë, dëshmon se në Shqipëri, problem kryesor për integrimin është Edi Rama, si kreu i organizatës kriminale, qeveritarët e tij, parlamenti, është Lubi Balluku, që ka marrë të gjithë frenat në dorë. Janë këta individë që në mënyrë absolute nuk duan kurrë integrimin, por duan vjedhjen dhe pasurimin e tyre me fondet dhe pasuritë publike të shqiptarëve. Ndaj dhe protestat janë zëri më i fuqishëm i shqiptarëve dinjitozë, i shqiptarëve që nuk pajtohen me këtë situatë,” u shpreh Berisha.

Scroll to Top