Shqipëria tejkalon Gjermaninë në digjitalizim, thotë Rama

Rama: Shqipëria tejkalon Gjermaninë në digjitalizim

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ia kalon Gjermanisë përsa i përket digjitalizimit. Kryeministri e bëri këtë koment gjatë një takimi për programin europian “EU4Municipalities II”, i cili fokusohet te bashkitë.

Rama theksoi se ekziston një diferencë e konsiderueshme mes shërbimeve dixhitale të ofruara nga administrata qendrore dhe atyre në nivel vendor.

“Dua ta mbyll me një komponent që është më strategjik në qeverisjen e vendeve dhe ka peshë të veçantë në qeverisjen qendrore, por që për arsye të kuptueshme ose të tjera që unë ndoshta nuk i kuptoj, në nivelin vendor është shumë i dobët dhe ky është dixhitalizimi. Kemi një diferencë të papranueshme, të pajustifikueshme mes peshës që ka digjitalizimi në nivelin qendror dhe në shërbimet publike qendrore, dhe peshës që ka në nivelin vendor dhe në shërbimet vendore. Arsyet mbase i kuptoj, të tjera mbase nuk i kuptoj. Kemi folur me ministrin, do flasim edhe me përfaqësinë e BE-së, edhe me partnerët gjermanë. Megjithëse partnerët gjermanë, në fushën e digjitalizimit, janë prapa nesh… po akoma punojnë me faks nëpër ministri në Gjermani. Përtej shakasë, do gjejmë mënyrën për të adresuar këtë problem të dixhitalizimit”, deklaroi kreu i qeverisë.

Scroll to Top