Galatasaray shpallet kampion i Turqisë, duke siguruar titullin e katërt radhazi dhe të 26-tin në histori.
Galatasaray është kurorëzuar kampion i Turqisë për të katërtin vit radhazi. Ky triumf shënon trofeun e 26-të në total për klubin nga Stambolli.
Ekipi siguroi titullin duke mposhtur Antalyasporin me rezultatin 4-2 në Stamboll, duke vulosur kështu fatin e kampionatit një javë para përfundimit të tij.
Në ndeshjen tjetër, Beşiktaş humbi kundër Trabzonsporit, skuadër ku luan Ernest Muçit. Mesfushori shqiptar shënoi një eurogol kundër ish-ekipit të tij, gol që rezultoi vendimtar për humbjen e Beşiktaşit, por që gjithashtu e mban skuadrën e tij në zonën Champions për sezonin e ardhshëm.
