Futbollisti Anzhua Boni nga Interi te Bregu i Fildishtë

Futbollisti i Interit ndryshon kombëtare për të luajtur në Botëror

Një lojtar i Interit ka marrë një vendim të papritur, duke zgjedhur të përfaqësojë një kombëtare tjetër.

Bëhet fjalë për sulmuesin Anzhua Boni, i cili vendosi të lërë Francën dhe t’i bashkohet Bregut të Fildishtë. Kjo lëvizje do ta vendosë atë si lojtarin kryesor të sulmit të kësaj kombëtareje në Kupën e Botës, që zhvillohet këtë verë.

Boni kishte përfaqësuar Francën në kategoritë U19 dhe U21. Megjithatë, konkurrenca e fortë në repartin sulmues të “Gjelave” e bëri të pamundur që ai të gjente një vend në kombëtaren franceze.

Bregu i Fildishtë do të jetë në Grupin E të Botërorit, së bashku me Gjermaninë, Kuraçaon dhe Ekuadorin.

Scroll to Top