VIDEO/ Vlahoviç mjafton me një gol nga “tuneli”, Juventusi fiton ndaj Leçes dhe ruan zonën Champions! Ramadani tentoi eurogolin
Ka përfunduar dueli mes Leçes dhe Juventusit, i vlefshëm për javën e 36-të të Serie A italiane. Juventusi ka fituar në transfertë dhe jo pa vështirësi.
Mjaftoi një gol i Vlahoviç nga “tuneli” në minutën e parë dhe tre pikë të arta për torinezët bardhezinj, të cilët ruajnë zonën Champions dy ndeshje nga fundi i Serie A.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, edhe pse Vlahoviç shënoi në minutën e 50-të, por VAR-i e anuloi, ashtu sikurse edhe golin e Kalulu 10 minuta më pas.
Ylber Ramadani pati një rast të artë në pjesën e parë, duke tentuar eurogolin, por pa sukses.
Bardhezinjtë e Spaletit kërkojnë të “blindojnë” vendin e katërt që të çon në Champions, ndërkohë që Leçe dhe Ylber Ramadani luftojnë për mbijetesë.
Leçe dhe Ramadani kishte pësuar vetëm një herë gol brenda 15 minutave të para gjatë gjithë kampionatit, por kësaj radhe mbrojtja u kap në befasi menjëherë pas nisjes së ndeshjes.
Skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti arriti ta ruante avantazhin deri në fund, duke rikthyer fitoren pas dy ndeshjeve pa sukses.
Me këtë triumf, Juventusi shkëputet përkohësisht me katër pikë nga vendi i pestë dhe zgjat në 10 ndeshje serinë pa humbje në kampionat.
Nga ana tjetër, Leçe i dha fund ecurisë prej tre ndeshjesh pa humbje dhe mbetet katër pikë larg zonës së rënies nga kategoria.
/Panorama Sport/
LIVE LEÇE-JUVENTUS 0-1
- Vlahoviç 1′
GJUATJA E RAMADANIT NGA DISTANCA:
GOLI I VLAHOVIÇ:
