VIDEO/ Ushtria izraelite publikon pamjet, momenti kur shkatërron uzinën e prodhimit të armëve që përdorej nga Hamasi
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar pamjet e momentit kur shkatërruan një uzinë në Gaza, e cila përdorej për prodhimin e armëve dhe eksplozivëve nga Hamasi.
Në një deklaratë zyrtare, ushtria izraelite bëri të ditur se uzina kohët e fundit ishte përdorur si nga Xhihadi Islamik, ashtu edhe nga Hamasi, për të sulmuar ushtarët izraelitë që vepronin pranë Vijës së Verdhë, si dhe civilët izraelitë.
IDF theksoi se këto sulme janë pjesë e strategjisë për të neutralizuar kërcënimet në rajon dhe për të mbrojtur civilët dhe forcat ushtarake izraelite nga organizatat terroriste në Gaza.
Një njoftim nga llogaria zyrtare e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në Twitter sqaron: “Në një sulm të saktë për të hequr kërcënimin: IDF dhe Sh Shabak shkatërruan një vendprodhim ngarkesash dhe një depo armatimi të organizatës terroriste Xhihadi Islamik në veri të Rripit të Gazës. Forcat e IDF, nën komandën e Jugut, dhe Shabak, shkatërruan dje një vendprodhim armësh të organizatës terroriste Xhihadi Islamik në veri të Rripit të Gazës. Vendi, i cili i përket organizatës terroriste Xhihadi Islamik, ishte përdorur kohët e fundit nga sistemi…”
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
