Sulm kamikaz në Pakistan, 12 policë të vdekur në Bannu

Sulm kamikaz në Pakistan, 12 efektivë policie të vdekur. Autori hyri në një komisariat dhe… (VIDEO)

Të paktën 12 policë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi në Pakistanin veriperëndimor. Një kamikaz shpërtheu një automjet të mbushur me eksplozivë në një pikë kontrolli policor në qytetin Bannu.

Sipas autoriteteve lokale, sulmi ndodhi në lagjen Fateh Khel. Fillimisht, militantë të armatosur sulmuan postën policore dhe më pas hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë qytetarë duke transportuar të plagosurit dhe viktimat drejt Spitalit Rajonal Pasuror pas sulmit kamikaz në Fath Khel, Bannu. Forca shtesë sigurie janë thirrur për të menaxhuar situatën.

Numri ekzakt i viktimave nuk dihet ende, por banorët lokalë pretendojnë se numri mund të jetë më i lartë.

Oficeri i policisë, Muhammad Sajjad Khan, konfirmoi për AFP se 12 efektivë policie kanë vdekur, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se stacioni i policisë Fatah Khel është shkatërruar pothuajse plotësisht nga shpërthimi.

Edhe agjencia Reuters raportoi për sulmin, duke cituar burime policore sipas të cilave disa anëtarë të forcave të sigurisë janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Autoritetet pakistaneze deklaruan se militantët ngritën gjithashtu një pritë ndaj forcave që po shkonin për përforcime në zonë. Megjithatë, deri tani nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi autorët apo organizatën që qëndron pas sulmit.

Zona e Bannu-t, në provincën Khyber Pakhtunkhwa, pranë kufirit me Afganistanin, është përballur shpesh me sulme nga grupe militante vitet e fundit.

Scroll to Top