Roma dhe Komo mbajnë gjallë shpresat për Ligën e Kampioneve pas fitoreve në javën e 36-të të Serisë A.
Në fillim, Komo siguroi një fitore minimale 1-0 në transfertë kundër Veronës, falë golit të zakonshëm të Douvikas. Më pas, Roma fitoi në mënyrë dramatike kundër Parmës duke realizuar një përmbysje emocionuese.
Roma kaloi e para në avantazh me anë të Malen, por vendasit arritën të shënonin dy herë dhe ishin pranë fitores. Megjithatë, golat e Rensh në minutën e 94-të dhe Malen në minutën e 100-të (nga pika e penalltisë) sollën tre pikët për Romën. Tani, Roma ndodhet vetëm 1 pikë larg Juventusit.
Rezultatet e plota të ndeshjeve:
- Verona – Komo: 0-1 (71’ Douvikas)
- Kremoneze – Piza: 3-0 (31’ Vardi, 51’ Bonacoli, 86’ Okereke)
- Fiorentina – Xhenoa: 0-0
- Parma – Roma: 2-3 (47’ Strefeca, 87’ Keita / 22’ Malen, 90’+4’ Rensh, 100’ (p) Malen)
PANORAMASPORT.AL
