Parashikimi i motit sot: Vranësira, reshje dhe erërat e forta

Kthjellime dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Parashikohet një mot me kthjellime, por edhe me alternime vranësirash mesatare, e herë-herë deri të dendura. Këto vranësira do të jenë më të theksuara në zonat malore lindore.

Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në zonat veriore, qendrore, si dhe në relievet malore lindore dhe jugore të vendit, priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në zonat malore të larta në veri, lindje dhe jug të vendit, në mënyrë të izoluar mund të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndim – juglindje me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.

Deti Adriatik dhe Jon do të ketë valëzim të forcës 3-4 ballë.

Scroll to Top